Qyteti bregdetar i Lezhës, çeli sot ndryshe sezonin e ri turistik, me një sërë aktivitetesh që u zhvilluan në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, homologia kosovare Rozeta Hajdari, drejtuesi politik i qarkut Lezhë, Ulsi Manja dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të linjës dhe plot të ftuar të tjerë. Kumbaro ndau në rrjete sociale momente nga kjo ceremoni festive që u zhvillua në shëtitoren e Prishtinës. Nën logon “Shije Lezhe në Prishtinë”, operatorët të ndryshëm të sektorit turistik të bashkisë Lezhë, që nga hoteleritë, kulinarisë, agjenci turistike etj, ekspozuan një larmi të produkteve, pjesë të paketave turistike për këtë sezon ri. “Çelëm sezonin turistik të Lezhës në Prishtinë, bashkë me Rozetën, Përparimin, Glaukun, Pjerinin, Ulsiun, e shumë miq të tjerë të Shqipërisë e të Kosovës, ku prezantuam pak nga çdo shije e ndjesi që kompleton ofertën turistike të saj”, shkroi Kumbaro. Ministrja tha se, Lezha përtej një bregdeti të bukur, pastërtisë e shërbimit model dhe një kulinarie të sofistikuar, ka edhe vizitorët më besnikë e më të dashur, shqiptarët e Kosovës. Përveç bregdetit, Lezha ka një sërë resursesh, të cilat vizitohen nga turistët dhe vizitorët e shumtë, ndër të cilët kryesojnë pushuesit nga Kosova.
“Shije Lezhe në Prishtinë”, çel sezonin e ri turistik
RELATED ARTICLES