Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKatër të vdekur dhe 35 të plagosur si pasojë e një tornadoje...

Katër të vdekur dhe 35 të plagosur si pasojë e një tornadoje në Iowa

Katër persona u vranë dhe të paktën 35 të tjerë u plagosën pasi një tornado goditi Midwest në SHBA, thanë autoritetet e Iowa-s. “Tornado goditi qytetin Greenfield, në jugperëndim të Des Moines, të martën pasdite”, tha në një deklaratë Departamenti i Sigurisë Publike në Iowa. “Numri i të plagosurve ka të ngjarë të jetë më i lartë, por këto shifra pasqyrojnë vetëm ata pacientë të trajtuar për plagët e tyre në vendet e caktuara të kujdesit”, thuhet në deklaratë. “Vlerësimi i dëmeve shtesë do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim dhe rezultatet mund të ndryshojnë”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) në Des Moines në një postim në X. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se administratorja e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) Deanne Criswell do të udhëtojë sot në Iowa për t’u takuar me zyrtarët lokalë dhe banorët e prekur nga tornadoja. “Ne po lutemi për ata që humbën jetën në mënyrë tragjike pasi tornadoja vdekjeprurëse shpërtheu Iowa-n”, tha Jean-Pierre në një konferencë për shtyp në Uashington. “Po ashtu, i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, shtoi ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments