Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINë qershor nis monitorimi i agjencive private të punësimit

Në qershor nis monitorimi i agjencive private të punësimit

Agjencitë private të punësimit (APPp duke nisur që nga muaji i ardhshëm do t’i nënshtrohen një kontrolli të posaçëm inspektimi nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka deklaruar se monitorimet do të sjellin mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe punëofruesve. “Ky monitorim do të vlerësojë veprimtarinë dhe kushtet e këtyre agjencive, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe punëofruesve, verifikimin e zbatimit të detyrimeve ligjore ndaj aplikuesve dhe punëtoreve migrantë, punësimin e denjë dhe rekrutimin etik”, deklaron ministri në një postim në rrjetet sociale. Gonxhja shprehet se ky kontroll do të mundësojë një pasqyrë të qartë të performancës së këtyre agjencive dhe do të sigurojë që të vijojnë veprimtarinë vetëm ato agjenci që respektojnë standardet e vendosura në aktet ligjore dhe nënligjore për procesin e ndërmjetësimit për punësimin. “Ndaj agjencive private të punësimit që kryejnë aktivitet në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, do të ndërmerren masa administrative përkatëse deri në revokim të licencës”, ka deklaruar Gonxhja pas takimit të zhvilluar së bashku me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj me drejtues nga AKPA, AKSHI, MB e MEPJ. Në fokus të takimit ishte adresimi i sfidave që lidhen me procesin e aplikimit dhe miratimit të lejeve unike të punës, në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments