Prej disa ditësh rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme, duke diktuar kushtet atmosferike edhe në territorin e Kosovës. Do të vijojnë orët e paradites dhe mesditës të dominohen nga intervalet e gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë grumbullim të vranësirave, si fillim në zonat Veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë vendin duke krijuar mundësi të favorshme për reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rrënie të lehtë në vlerat minimale, por rriten ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 9°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë 24-orëshi më shpejtesi maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.
Republika e Maqedonisë së Veriut deri në orët e mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, të cilat më prezente kthjellimet do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Parashikohet që pasditja; të sjellë vranësira të shpeshta në të gjtihë MV KU më të heksuara do të jenën në zonat Veriore – Veripernëdimore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale POR rriten maksimuet duke luhatur vlerat ditore nga 9°C minimalja deri në 28°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites; duke arritur shpejtesinë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.
MBETET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme pjesa më e madhe e kontinentit Europian duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Konkretisht; me diell do të paraqiten; gadishulli Apenin, gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Skandinav NDERSA përjashtim bëjnë; Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre KU priten reshje të dendura shiu; shoqëruar herë pas – here më stuhi të forta Ere dhe shkarkesa elektrike. Po ashtu; rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere priten në Britaninë e madhe si edhe Europën Jugperëndimore.