Edhe gjatë ditës së shtunë; Republika e Kosovës do të PARAQITET nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët POR pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës Ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar dke rrezkuar shira lokalë. Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit të pesojnë rritje të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 25°C vlera maksimale në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 30 km/h nga drejtimi Jugor.
Republika e MV për-gjatë paradites PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV ku do të krijohet mundësia për reshje të pakta shiu. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë MV si edhe lagështira në ajër do të jetë e lartë. Temperaturat e ajrit të pesjnë rënie të lehtë në mëngjes POR mbeten të larta në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja deri në 27°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi Juglindor.
Ishujt Britanikë si edhe Europa Qëndrore paraqiten nën ndikimin e vranësirave konvektive si edhe rrebeshe shiu; shoqëruar herë pas here nga mini- stuhi ere; kjo situatë atmosferike do të vijojë si pasojë e prezencës së një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në veripërëndim të kontinentit NDERSA Moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kontinentit; KU diell dhe temperatura të larta priten në; pellgun e Mesdheut, gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Greqisë.