Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Madama Butterfly” rikthehet pas një dekade në TKOB

“Madama Butterfly” rikthehet pas një dekade në TKOB

Kryevepra e Puccini-t, “Madama Butterfly”, rikthehet në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit, pas më shumë se një dekade, si një produksion i ri i “Festival Puccini di Torre di Lago”, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës. TKOB bëri të ditur se opera do të ketë një koncept të veçantë regjisorial, nga Manu Lalli, me në qendër natyrën e gruas, që vdes nga mungesa e kujdesit, vëmendjes dhe dashurisë. Libreti i shkruar nga Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa, trajton probleme shoqërore të rëndësishme, të cilat demaskojnë moralin e shoqërisë. Geisha e bukur 15-vjeçare i qëndron besnike togerit amerikan Pinkerton dhe shpreson se ai do të kthehet në krahët e saj. Ndonëse kanë kaluar tre vjet nga ikja e tij, Butterfly tashmë nënë e një djali, fryt i martesës me Pinkerton, refuzon të nisë një jetë të re dhe ta harrojë të dashurin e zemrës. Ky i fundit, i martuar me një grua amerikane, kthehet në Nagasaki që të marrë të birin 3-vjeçar. E zhgënjyer dhe e dëshpëruar, Butterfly ia dorëzon djalin atij dhe vret veten. “Madama Butterfly” vjen në TKOB në datat 26, 27, 28, 30 maj dhe 1 qershor. Por ndërkohë në TKOB po zhvillohen provat regjisoriale. Solistët e TKOB-së, së bashku me sopranon italiane Anna Pirozzi, e cila do të interpretojë rolin e Butterfly, po punojnë me regjisoren e famshme Manu Lalli dhe as/regjisoren Ada Gurra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments