Orët e paradites; VIJOJNE nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin POR më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin verior – verilindor duke rrezikuar momente me pika shiu. Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat në ët gjithë vendin duke rrezikuar shira të përkohëshëm; zonat Lindore do të mbeten të rrezikuara nga rrebeshe shiu si edhe breshër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mengjes POR ulen gjatë orëvë të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.