Shqipëria do të përfaqësohet me 3 mundës në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Islam Dudaev ka siguruar kualifikimin për në “Paris 2024”, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në mundje, në peshën 65 kg. Dudaev bëri një garë perfekte në të gjithë raundet kualifikuese të Lojërave Olimpike që u mbajtën në Stamboll, prej të cilave siguroi biletën për në Lojërat Olimpike. Në 1/16 Dudaev mundi 9-0 bjellorusin Niurgun Skriabin. Në 1/8 përballë ishte bjellorusi Adlan Askarov, të cilin e mundi me rezultatin 8-6. Në çerekfinale Dudaev mundi koreanoveriorin Kim, ndërsa në garën kualifikuese mundi ukrainasin Erik Arushanian 12-2. Ndërsa Chermen Valiev është mundësi i tretë rus i natyralizuar si shqiptar që siguron kualifikimin për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. 26-vjeçari i bashkohet kështu Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev që më herët kishin siguruar kalimin për në Olimpiadën që zhvillohet këtë verë nga 26 korriku – 11 gusht në kryeqytetin francez. Në kualifikueset e sotme të zhvilluara në Stamboll, mundësi Chermen Valiev kaloi në fazën e 1/16 gjeorgjianin Avtandil Kentchadze me rezultatin 5-4, teksa në çerekfinale mundi italianin Frank Chamizo. Në gjysmëfinale 26-vjeçari kaloi Viktor Rassadin, ndërsa në finale mposhti 4-2 turkun Soner Demirtas në peshën deri në 74 kilogramë. Këta 3 mundës bashkë me atleten Luiza Gega do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Shqipëria, me 3 mundës në Lojërat Olimpike Paris 2024
RELATED ARTICLES