Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPistorius: Gjermania mund të ndalojë dërgesat e armëve në Izrael

Pistorius: Gjermania mund të ndalojë dërgesat e armëve në Izrael

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, ka bërë të ditur se qeveria gjermane po diskuton nëse do të ndalojë disa dërgesa armësh në Izrael. Duke folur për mediat gjermane gjatë vizitës së tij në Washington, Pistorius sinjalizoi se Gjermania mund të ndjekë administratën amerikane dhe të ndalojë disa dërgesa armësh për shkak të shqetësimeve për një sulm në shkallë të plotë në Rafah. “Diskutimet janë duke u zhvilluar. Nuk mund të jap një përgjigje të qartë për momentin, pasi Zyra e Kancelarit dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë përgjegjëse kryesore për këtë. Tani jam në Washington. Ne sigurisht kemi diskutuar këtë me dyer të mbyllura, por nuk jam në gjendje të shpall vendimet tani”, tha Pistorius për transmetuesin publik ZDF. Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ndaloi dërgimin e dërgesa të armëve që përfshinte bomba 900 kilogramshe, të cilat Izraeli i përdori më parë për të rrafshuar një pjesë të gjerë të Gazës. Ai gjithashtu paralajmëroi Izraelin që mos nis një ofensivë tokësore në Rafah dhe tha se SHBA-ja nuk do ta furnizojë me armë që do të përdoreshin në një sulm të tillë. I pyetur nëse ai e mbështet vendimin e administratës së presidentit amerikan, ministri gjerman u përgjigj, “po, e kuptoj këtë”, por ai nuk dha asnjë detaj në lidhje me diskutimet e tij me homologët amerikanë në Washington. Gjermania ka qenë një aleat i vendosur i Izraelit dhe zyrtarët e qeverisë gjermane kanë deklaruar vazhdimisht se vendi mban përgjegjësi të veçantë për sigurinë e Izraelit për shkak të së kaluarës së tij naziste. Por qeveria ka qenë nën presion në rritje gjatë javëve të fundit për shkak të përdorimit jo-proporcional dhe pa dallim të forcës nga ushtria izraelite në Gaza. Në një sondazh të fundit, 69 për qind e gjermanëve thanë se veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza janë të pajustifikuara, pasi ata kanë marrë shumë viktima civile. Vetëm 18 për qind shprehën mbështetje për Izraelin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments