Oret e paradites do te paraqiten nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin Shqiptar KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Jugore – Juglindore duke gjeneruar momente me rrebeshe shiu. Parashikohet që orët pasdites dhe mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm situatën e motit në të gjithë territorin e vendit duke ri-kthyer kthjellimet. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të lehtë gjatë mëngjesit POR mbeten kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 25°C vlera më e lartë e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor dhe Verilindor; duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim të ulët.