Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike vijojnë ndikimin e tyre duke kushtëzuar në vendin tonë; mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta gjatë paradites POR orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar shira KU herë pas here do të jenë rrebeshe; kryesisht në zonat Jugore – Juglindore.
Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike. Ndërkohë Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C deri në 25°C vlera maksimale në rang vendi. Era; do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.