Wednesday, November 27, 2024
HomeMJEDISLiqeni i Paskuqanit

Liqeni i Paskuqanit

Parku i liqenit të Paskuqanit po frekuentohet nga gjithnjë e më shumë qytetarë të të gjitha moshave. Parku i Ri i bashkisë Kamzë, brenda dy vitesh është kthyer në një model të forcës së transformimit gjelbëruar me 32 mijë pemë, për të shërbyer si një tjetër pol ekoturistik i qarkut të Tiranës. Parku i Liqenit të Paskuqanit ka tashmë pedonalen e re, ndërsa infrastruktura e parkut përfshin sheshpushime dhe korsi biçikletash. Në liqenin e Paskuqanit janë mbjellë mbi 32 mijë pemë, duke e kthyer këtë park nga një vend ferrash e plehrash, në një mushkëri të gjelbër. Parku i Liqenit të Paskuqanit i vlen edhe kryeqytetit, edhe pse ndodhet në bashkinë e Kamzës. Parkut mirëpret jo vetëm banorët e bashkisë së Kamzës, por të gjithë ata që duan të shijojnë ajrin e pastër, peizazhin fantastik, zogjtë e shumtë, hapësirën ku fëmijët mund të luajnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments