Wednesday, November 27, 2024
HomeMJEDIS“El Correo”: Shqipëria – destinacioni evropian në trend dhe tërheqës

“El Correo”: Shqipëria – destinacioni evropian në trend dhe tërheqës

Turizmi në Shqipëri po rritet vit pas viti falë plazheve me ujëra bruz, pamjeve mbresëlënëse të Alpeve Dinarike dhe akomodimeve me çmime të përballueshme, shkruan Carlos Doncel në të përditshmen spanjolle “El Correo”. Vera po afron dhe bashkë me të edhe pushimet e shumëdëshiruara për çdokënd. Dhe, natyrisht, shfaqen edhe dyshimet si çdo vit: A ia vlen të bëni shpenzime të mëdha dhe të udhëtoni jashtë vendit apo të humbisni në ndonjë cep të Spanjës? Duhet të dini se Suedia apo Islanda nuk përfaqësojnë gjithçka, ekzistojnë edhe vende ku një birrë kushton më pak se 4 euro. Një nga destinacionet evropiane ku turizmi po lulëzon është Shqipëria, një vend në Ballkan që ofron plazhe, male, kulturë dhe gastronomi me çmime të përballueshme. “Të dhënat e dëshmojnë këtë, numri i turistëve ndërkombëtarë u rrit me 53% në 2023 krahasuar me vitin 2019”, sipas të dhënave të Turizmit të OKB-së. Kini parasysh se pesë vjet më parë ky vend ballkanik mirëpriti 5 919 329 turistë, një numër shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh se në Shqipëri jetojnë më pak se 3 milionë banorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments