Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,30 Prill 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,30 Prill 2024

Edhe gjatë ditës së martë; Republika e Kosovës do të PARAQITET nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët POR pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës Ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar. Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit të pesjnë rënie të lehtë në mëngjes POR mbeten të larta në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 25°C vlera maksimale në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 30 km/h nga drejtimi Lindor.

Republika e MV për-gjatë paradites PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikojhet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë MV, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit të pesjnë rënie të lehtë në mëngjes POR mbeten të larta në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 27°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 25 km/h nga drejtimi Lindor –  Juglindor.

Prezenca e një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në veripërëndim të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në Europën Veriore dhe ishujt Britanikë. Po ashtu, pjesërisht Europa Qëndrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri NDERSA Moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve KU temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments