Në kuadër të projektit rajonal AENOR, të financuar nga BE u zhvillua në Tiranë, takimi i parë me Zyrtarët e Lartë të Shëndetit të Bimëve (COPHs) për 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi), ku Shqipëria kryesonte takimin me postin e presidencës. Pjesë e këtij takimi, përveç ekspertëve ndërkombëtarë, ishte dhe përfaqësuesi i DG SANTE, Roman Vagner. Ky takim ka si qëllim të promovojë bashkëpunimin ndërkufitar për mbrojtjen e shëndetit të bimëve, të harmonizuara me standardet dhe kriteret e legjislacionit të BE-së dhe Konventës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Bimëve. Pas diskutimeve dhe rekomandimeve nga COPHs, përfaqësuesit e vendeve përkatëse u dakordësuan për termat e referencës se si do funksionojë COPHs në vazhdimësi edhe pas përfundimit të projektit. Gjithashtu u dakordësua ngritja e “Fokus Grupeve” për legjislacionin, mbikëqyrjen e dëmtuesve dhe të laboratorëve. Takimet e COPHs do të vijojnë me takime dy herë në vit me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Bashkëpunimin ndërkufitar për mbrojtjen e shëndetit të bimëve
RELATED ARTICLES