Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Blinken i kërkon Pekinit të ndalojë ndihmën ndaj Moskës

 Blinken i kërkon Pekinit të ndalojë ndihmën ndaj Moskës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar se Uashingtoni do të ndërmarrë veprime nëse Kina nuk ndalon së furnizuari Rusinë me materialet që ajo përdor në sulmin ndaj Ukrainës. Blinken tha se ai i kishte theksuar homologut të tij se janë duke ndihmuar në nxitjen e kërcënimit më të madh për sigurinë evropiane që nga Lufta e Ftohtë, megjithëse ai nuk e bëri të qartë se çfarë masash ishin të gatshme të merrnin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ”Edhe pse të dy palët po bisedojnë sërish me njëra-tjetrën, faktorët negativë në marrëdhënien midis SHBA-së dhe Kinës janë rritur”, tha dje kryediplomati kinez Wang Yi në Pekin. Wang theksoi të drejtën e Kinës për t’u zhvilluar duke përmendur presionin e paarsyeshëm” si një nga arsyet. Sipas tij, të dy vendet përballen me pyetjen nëse marrëdhëniet e tyre ose do të stabilizohen ose do të shkojnë drejt një spiraleje në rënie. Sipas raporteve të medias amerikane, Blinken tha se ishte bërë progres në disa fusha për të mbyllur hendekun midis dy vendeve. Megjithatë, ai donte të shprehte qartë dhe drejtpërdrejt çështjet për të cilat kishte mosmarrëveshje opinionesh me Kinën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments