Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEKOSOVASHBA i kërkon Kurtit përparim urgjent për themelimin e asociacionit

SHBA i kërkon Kurtit përparim urgjent për themelimin e asociacionit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien i ka kërkuar Kosovës që të bëjë përparim urgjent sa i përket themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjatë një takimi të zhvilluar në Gjermani me kryeministrin Albin Kurti, O’Brien u shpreh se, që Kosova të lëvizë drejt integrimit euroatlantik duhet të zbatojë zotimet që dalin nga dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE dhe mbështetet nga Uashingtoni. “SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të lëvizur përpara ne na duhet zbatimi i zotimeve të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, përfshirë edhe përparimin urgjent sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sot diskutova me kryeministrin Kurti për hapat pozitivë që janë të nevojshme”, shkroi ai në X.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments