Dardha e mbuluar nga dëbora e prillit

0
5

Dardha, fshati turistik 18 kilometra në juglindje të Korçës është mbuluar në këto ditë prilli nga reshjet e dëborës, duke ofruar një peizazh mbresëlënës. Dardha, fshati i vendosur në shpatet malore të Moravës, mbetet një prej destinacioneve dimërore më të bukura në Shqipëri.

Më të veçantë këtë fshat turistik e bën edhe pista e skive, e cila kryesisht gjatë fundjavave  në stinën e dimrit kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas e të huaj.

Dardha ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen, gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit.