Republika e Kosovës PARAQITET përgjatë gjithë 24-orëshit nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura KU herë pas here do të gjenerojnë reshje të dendura shiu si edhe dëbore në zona të thella malore. Pritet që reshet më të fokusuara do të jenë në në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë më vranësira dhe reshje shiu në të gjithë republikën e Kosovës. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë C vlera më e ulët deri në 21 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era; do të paraqitet mesatare dhe hera – herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – jugperëndimore të MV duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje të izloluara dëbore në zona të thella malore. Orët e pasdites; do të vijojnë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të MV KU herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së enjtes. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlkerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë 24–orëshit duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të PARAQITEN vetëm gadishulli Iberik si edhe pjesërisht gadishulli Apenin KU moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente. Konkretisht; Ishujt Britanikë, Europa qëndrore si edhe gadishulli i Ballkanit do të dominohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere KU më problematike situata do të paraqitet në Austri, Francë, Hollandë si edhe në Ballkanin Veriperëndimor.