Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIrani njofton represion ndaj grave pa hixhab

Irani njofton represion ndaj grave pa hixhab

Policia iraniane do të marrë masa të rrepta për t’u marrë me gratë që nuk respektojnë hixhabin e detyrueshëm në vende publike, në një operacion të quajtur Nour (dritë), i cili filloi sot”, tha shefi i policisë së Teheranit, Abasali Mohammadian. Kjo masë vjen pas sfidës së paraqitur nga një numër i madh i grave që dalin në rrugë pa hixhab. ‘’Gratë që nuk e respektojnë hixhabin dhe nuk u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve të policisë, do të persekutohen”, thuhet në deklaratën e policisë iraniane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments