Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Çmimi i lëndëve të para ndikoi në rënien e inflacionit

BSH: Çmimi i lëndëve të para ndikoi në rënien e inflacionit

Banka e Shqipërisë vëren se ulja e çmimeve të lëndëve të para ndikoi në rënin e inflacionit që shënoi nivelin 2.3% në muajin mars të këtij viti. Zv/drejtoresha e Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Rajna Hoxholli, në një intervistë për media tha se “trendi rënës i inflacionit është në linjë me pritjet e Bankës së Shqipërisë”.

Sipas saj, reduktimi i inflacionit në fillim të këtij viti u shkaktua nga ulja e çmimeve të lëndëve të para. “Kemi një trend rënës të inflacioni, kuptohet që rënia është më e madhe te produktet dhe më e pakët të shërbimi.

Ndikohen nga: Rënia e çmimit të shërbimeve bazë në vend të huaj; Mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe veprimi i politikës monetare”, tha ajo. Hoxholli, gjatë intervistës u shpreh se kushtet e financimit mbeten mbështetëse për rritjen e kredisë si faktor i rëndësishëm për nxitjen e ekonomisë. “Rritja e normave të interesit të tregut ishte e ngadaltë, por edhe kushtet e financimit mbeten mbështetëse për rritjen e kredisë.

Por shohim që normat e interesit janë rritur si për kreditë e reja, ashtu edhe për kreditë ekzistuese”, tha Hoxholli. Ajo vuri në dukje gjithashtu se, edhe mbiçmimi i lekut ka sjellë norma më të ulëta inflacioni. Në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë theksohet se monedha vendase u forcua me ritme të shpejta gjatë vitit 2023, e cila kulmoi fillimisht në muajin korrik, ku kursi euro/lek zbriti në mesatarisht në 103 lekë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments