Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEBie numri i lindjeve në Kosovë

Bie numri i lindjeve në Kosovë

Mbi 3 mijë foshnje më pak kanë lindur në Kosovë gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2021. Faktorët financiarë, karriera, përvojat e mëparshme në rritjen e fëmijëve dhe migrimi i popullsisë, po konsiderohen të jenë ndër arsyet që prindërit të bëjnë më pak apo fare fëmijë. Rënia e numrit të lindjeve po vlerësohet të jetë një nga brengat dhe problemet më të mëdha për Kosovën, gjatë viteve të ardhshme në aspektin ekonomik. Ekonomistët thonë se ky trend shkakton rënie të fuqisë punëtore, e që çon në uljen e të ardhurave.

Por kjo dukuri nuk po konsiderohet si negative nga sociologët. Sipas tyre, kjo tregon se njerëzit janë vetëdijesuar dhe emancipuar për planifikim familjar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dërguar për KosovaPress, del se 3173 lindje më pak janë kryer në vitin 2023, në krahasim me vitin 2021.

Ndërkaq, vërehet një rritje e lehtë e numrit të lindjeve gjatë viti të kaluar, krahasuar me vitin 2022. “Në vitin 2021 janë 44 011 lindje, më 2022 janë 40 517 dhe në vitin 2023 janë 40 838 lindje”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga MPB. Edhe pse qeveria e Kosovës në fund të vitit 2021 mori vendim për të subvencionuar fëmijët dhe nënat lehona, nataliteti ka shënuar prapë rënie.

Sipas vendimit të marrë nga Ministria e Financave për subvencione, fëmijët që kanë lindur nga 1 janari i vitit 2020, përfitojnë ndihmën prej 20 euro. Ndërsa, për ata që kanë lindur nga viti 2018 e tutje, deri në moshën 16-vjeçare marrin nga 10 euro në muaj. Me këtë subvencionim, lehonat e papunësuara marrin nga 170 euro për gjashtë muaj, derisa lehonat e punësuara për tre muaj marrin të njëjtën shumë. Ndërkaq, është raportuar se gjatë viteve të fundit, edhe Shqipëria e Maqedonia po përballen me trendin e rënies së natalitetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments