Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI “DURANA Tech Park”

 “DURANA Tech Park”

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja i bëri thirrje të gjithë investitorëve dhe të apasionuarve të teknologjisë, të bëhen pjesë e Parkut Teknologjik DURANA të Shqipërisë. Gonxhja tha se, në një kohë rekord, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, finalizoi një proces që kërkonte guxim e që pritej prej vitesh, duke plotësuar dokumentacionin dhe propozuar për Këshillin e Ministrave vendimin historik për të bërë realitet parkun e parë teknologjik dhe shkencor shqiptar.

Sipas tij, Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), në rolin e zhvilluesit publik të “DURANA Tech Park”, me status ekskluziv regjimi fiskal dhe me OneStopShop administrativ lehtësues, do të nisë procedurën konkurruese për të zgjedhur Menaxherin dhe Përdoruesit e Parkut. DURANA Tech Park ofron avantazhe nxitëse, financiare dhe administrative, për kompanitë e IT dhe nomadët digjitalë. Ky oaz risi, vendoset strategjikisht mes qytetit të Tiranës dhe Durrësit, në një sipërfaqe fillestare prej 140,400 metra katrorë në zonën e Xhafzotajt.

Kjo qendër, që do të vijojë të zgjerohet në sipërfaqe, do të revolucionarizojë peizazhin e skenës teknologjike, duke ofruar një sërë mundësish nga dizajni i softuerit, deri te hulumtimi i robotikës. “Me mbështetjen e qeverisë shqiptare, nuk kemi të bëjmë vetëm me një park apo hapësirë fizike, por me një portë për mundësi të pafundme”, u shpreh Gonxhja. Ky projekt mbështetet gjithashtu edhe nga Risi Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Helvetas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments