Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALE“Artizanati sot”, në Muzeun Etnografik të Elbasanit 

“Artizanati sot”, në Muzeun Etnografik të Elbasanit 

Nga thellësitë e shekujve mbërrin deri sot talenti i punimeve artizanale të artizaneve të qarkut të Elbasanit, ku gratë mbajnë gjallë traditën e paraardhësve të tyre. Në kuadër të promovimit të artizaneve të qarkut, në ambientet e Muzeut Etnografik Elbasan nga data 5 prill deri më 25 prill po organizohet “Artizanati Sot”, ku artizanet po shpalosin punimet e tyre, për të gjithë qytetarët elbasanas, por edhe turistët e shumtë që vizitojnë Elbasanin. Në këtë promovim artizanet kanë sjellë përmes punimeve të tyre trashëgiminë kulturore shqiptare.

Ato kanë shpalosur punimet e tyre në tezgjah, gdhendje druri, sapunë artizanalë, qëndisje në gjergjef, stoli, punime çantash me grep dhe çanta me rruaza, etj. Me pasionin e tyre artizanet edhe një herë vënë në dukje se tradita e lashtë në Elbasan vazhdon të ruhet me fanatizëm nga njëri brez tek tjetri deri në ditët e sotme. Artizanet që marrin pjesë në këtë aktivitet janë Hamide Filja, Brixhilda Çirraga, Shpresa Samurri, Josif Muça, Anisa Mëhalla, Edlira Kote, Nertila Allaj, Titi, Etleva Mata, Zana Hoxha, Motrat Koçollari, Etleva Ahmati, Bukurije Musai, etj. Nga punimet në tezgjah dhe gdhendjet e mrekullueshme në dru, te sapunët artizanalë, çdo detaj rrëfen një histori.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments