Saturday, November 23, 2024
HomeMJEDISDëgjesë publike për Planin e Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe...

Dëgjesë publike për Planin e Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe qytetit antik të Klosit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Universitetin e Bolonjës, Rajonin e Emilia-Romagna, si dhe Zyrën e Administrimit dhe Koordinimimt të Parkut Arkeologjik Apoloni-Bylis, janë duke bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen, ruajtjen dhe vlerësimin e vlerave historike dhe arkeologjike të parkut të Bylisit dhe kujtesës kulturore të këtij qyteti antik, si dhe atij të Klosit.

Në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe qytetit antik të Klosit, financuar nga projekti IPA, është organizuar një dëgjesë publike në Bylis. Falë kontributit të vyer të shumë autorëve, ekspertëve dhe specialistëve të njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, është propozuar një draftplan që synon të rrisë dhe të ruajë përdorshmërinë dhe atraktivitetin e qytetit antik të Bylisit dhe Klosit, si një hap i mëtejshëm i promovimit dhe ruajtjes së pasurive të trashëgimisë kulturore. Ky plan synon përmirësimin e aksesueshmërisë, me qëllim promovimin e rëndësisë kulturore të sitit, përmes një rrëfimi historik tërheqës dhe emocional, nxitjes së turizmit kulturor dhe inkurajimit të zhvillimit të qëndrueshëm të zonës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments