Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEARSIMHapja e Kolegjit të Evropës në Tiranë, 150 mijë euro bursa nga...

Hapja e Kolegjit të Evropës në Tiranë, 150 mijë euro bursa nga qeveria shqiptare

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Ana Kapaj nënvizoi sot rëndësinë e hapjes së Kolegjit të Evropës në Tiranë, ndërsa bëri të ditur se qeveria shqiptare ofron pesë bursa me vlerë 150 mijë euro. Kapaj ishte e ftuar sot në Komisionin për Politikën e Jashtme, ku u diskutua projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”. Duke prezantuar projektligjin, Kapaj vlerësoi frymën që ky kolegj sjell në vendin tonë.

“Përmes kësaj marrëveshje, përveç anëve pozitive që do sjellë në studimet pasuniversitare në Shqipëri, ka dhe një marrëveshje me Universitetin e Tiranë në aspektin e infrastrukturës. Do përdoret godina Iliria. Pra ky kolegj e ka mbështetjen në infrastrukturë. Ofrohen edhe pesë bursa me vlerë 150 mijë euro nga qeveria shqiptare”, u shpreh Kapaj. Relatorja e çështjes, Etilda Gjonaj u shpreh se për herë të parë do të hapet një degë e Kolegjit të Evropës jashtë një vendi të Bashkimit Europian.

“Është hapje e një dege jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin. Proceset e integrimit në BE avancojnë dhe ne kemi nevojë te rrisim kapacitetet e njerëzve tanë. S’ka më mirë se të kemi kolegjin më të rëndësishëm në zemër të Tiranës”, u shpreh Gjonaj. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi në parim, nen për nen dhe të tërësi projektligjin në fjalë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments