Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE Orntoft fiton Çmimin e Bashkimit Evropian

 Orntoft fiton Çmimin e Bashkimit Evropian

Shkrimtari danez Theis Orntoft është fitues i Çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsinë. Çmimi letrar i Bashkimit Evropian iu dha Orntoft për romanin e tij ”Jordisk”, botuar në vendin e tij nga botuesi Gyldendal. Juria, e përbërë nga shtatë ekspertë letrarë, e kryesuar nga shkrimtari ukrainas Andrei Kurkov me Elena Loewenthal që përfaqëson Italinë, u dha çmime speciale edhe shkrimtarëve Todor Todorov (Bullgari), Deni Utlu (Gjermani), Maria Elisabet Bragadottir (Islandë), Sholeh Rezazadeh (Holandë) dhe Tina Vrshçaj (Slloveni). Trembëdhjetë finalistët vinin nga Shqipëria, Gjermania, Bullgaria, Hungaria, Islanda, Letonia, Holanda, Portugalia, Serbia, Sllovenia, Tunizia si dhe fituesi nga Danimarka. “Juria, përmes faqeve të finalistëve, mundi të udhëtonte në Kontinentin e Vjetër dhe botët e tij të reja.

Ishte një aventurë befasuese, plot ngjyra. Një përvojë e mrekullueshme krahasimi dhe diskutimi mbi letërsinë bashkëkohore evropiane”, komenton shkrimtarja dhe përkthyesja Elena Loewenthal, drejtoreshë e fondacionit ”Circolo dei Lettori” të Torinos. Rrugëtimi trevjeçar i Çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsinë në kërkim të talenteve të reja në letërsinë evropiane përfundoi më 4 prill në Panairin e Librit të Brukselit (”Foire du Livre de Bruxelles”).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments