Do të MBETET vendi ynë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta NDERSA me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike KU moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RRITJE në vlerat minimale POR do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 31°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zona e ulëta. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare dujke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.