Lejlekët rikthehen , në luginën e Drinos në Gjirokastër

0
3

Lugina e Drinos edhe këtë pranverë është mikpritësja e lejlekëve dhe shpendëve të tjerë shtegtarë. Çdo pranverë lejlekët e bardhë rikthehen në këtë luginë duke i sjellë gjithashtu edhe peizazhit natyror një bukuri të veçantë. Sipas biologëve, rikthimi i këtyre shpendëve pasuron ekosistemin dhe krijon premisa për shtimin e popullatës së kësaj specieje. AdZM Gjirokastër me mbështetjen e PPNEA ka ngritur platforma për folezimin e lejlekut.

Kjo luginë është nga habitatet më të mira për jetesën e shpendëve, ndërsa në vitet e fundit është rritur ndjeshëm edhe lloji i tyre. Lugina e Drinos përshkon mes përmes fushën e Gjirokastrës dhe përfshin një territor të gjerë në të dyja anët e rrjedhës kryesore të Lumit Drino (84 km i gjatë), midis vargmaleve Shëndëlli – Lunxhëri – Bureto dhe vargut tjetër Malësisë së Kurveleshit – Mali i Gjerë – Stugarë.