Ansambli Popullor, shfaqje në Komunën e Ulqinit

0
3

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore në bashkëpunim me tenorin Armaldo Kllogjeri do t’i bashkohet festimeve të Ditës së Komunës së Ulqinit, më 4 prill. Solistët e Ansamblit Popullor, Denisa Gjezo, Malvina Likaj, Raimond Kllogjeri dhe Avni Miraka do të shkojnë në Ulqin ku do të çojnë një kolazh pranveror me këngë e valle si: “Margjelo”, “Mka shku mendja me u feju”, “Dasma e Malësorit”, “Valle Shupali”, etj. Teatri Kombetar i Operas e Baletit ftoi të gjithë artdashësit e trevave shqiptare, të mos mungojnë në këtë koncert të mrekullueshëm ku kultura, arti muzikor dhe mjeshtëria e Ansamblit dhe maestro Kllogjerit do të sigurojnë argëtim dhe atmosferë festive. Shfaqja do të zhvillohet nesër, datë 4 prill, në Qendrën për Kulturë, në Ulqin.