Aleksandër Moisiu, aktori i madh i skenave europiane

0
1

Moisiu performoi në skenën austriake ku mishëroi role kryesore të një spektri të gjerë të veprave të letërsisë europiane, duke nisur që prej tragjedive antike greke e deri tek bashkëkohësit. Karriera e tij do të niste në moshën 19-vjeçare, kur filloi të ekzekutonte role minore si figurant në skenën e Burgtheatër.

Më pas u angazhua në teatrot e Pragës dhe të Berlinit, ku u shqua për zotësi aktoriale, veçanërisht në interpretimin e rolit të Edipit mbret dhe të Hamletit. Kjo mbarëvajtje e bujshme do ta shpinte për të shpalosur talentin e tij drejt skenave të tjera të Europës dhe të Amerikës Veriore. Aleksandër Moisiu ndërroi jetë më 23 mars të vitit 1935, në Vjenë.