Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Kanabisi dekriminalizohet pjesërisht në Gjermani

 Kanabisi dekriminalizohet pjesërisht në Gjermani

Ligjvënësit në parlamentin gjerman votuan të premten për të legalizuar pjesërisht konsumin dhe rritjen e kanabisit. Duke filluar nga kjo e hënë, posedimi dhe kultivimi i kanabisit në shtëpi do të dekriminalizohet në Gjermani, sipas “France24”. Tani e tutje, të rriturit do të mund të mbajnë deri në 25 gramë kanabis për konsumin e tyre dhe të ruajnë deri në 50 gramë në shtëpi, si dhe të mbajnë tre bimë për kultivim në shtëpi.

Konsumimi publik do të lejohet, për sa kohë që nuk është në sy të fëmijëve apo pranë ambienteve sportive. Gjithashtu, ai do të ndalohet në zonat e këmbësorëve nga ora 07:00 deri në 20:00. Klubet speciale të kanabisit, të cilat mund të kenë deri në 500 anëtarë, do të lejohen të rrisin dhe të blejnë drogën në baza të kufizuara duke filluar nga 1 korriku

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments