Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel, 31 Mars 2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel, 31 Mars 2024

Orët e para të mëngjesit në Kosovë parashikohet të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave POR gjatë mesditës dhe në vijim pritet që gradualishtë vranësirat të bëhën edhe më të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në të gjithë territorin e Kosovës edhe gjatë natës. Temperaturate ajrit do të RRITEN si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 22°C.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Republika e MV në pjesën e parë të ditës PARAQITET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që i gjithë vendi të jetë me intervale të gjata kthjellimesh POR pas – mesdites dhe kryesishtë pasditja do të shtojnë dukshëm vranësirat në të gjithë tërritorin e MV KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që të njëjta kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë  gjatë orëve të mëngjesit POR mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Do të vijojnë; shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; gadishullin Iberik dhe pjesërisht Europën Qëndrore; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në jugperëndim të kontinentit. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të mbetet dominant në Europën Veriore duke sjellë reshje dëbore dhe ngrica NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë; përjashtuar Europën Lindore KU moti do të jetë i kthjellët POR i ftohtë me temperatura të ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments