Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,29 Mars 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,29 Mars 2024

Republika e Kosovës do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zona veriore dhe veriperëndimore POR nuk priten reshje. Po ashtu; pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes POR do të rrtien edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë C vlera më e ulët deri në 16 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era; do të paraqitet mesatare dhe hera – herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 35  km/h nga drejtimi permanent Verior.

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira kalimtare KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – jugperëndimore të MV. Orët e pasdites; do të shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të MV POR nuk priten reshje. Parashikohet që kjo situatë e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së shtunës. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke u luhatur nga 3°C minimalja deri në 19°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë 24–orëshit duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të PARAQITEN gadishulli i Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi KU moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme KU vranësirat dhe reshjet do të jenë prezente. Konkretisht; Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik si edhe Europa Qëndrore do të dominohen nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere KU problematike situata do të jetë në Spanjë, Britani, Hollandë e Belgjikë. Përsa i përket; gadishullit të Skandinavisë do të mbizotërohet nga reshje të dendura dëbore; si pasojë e temperaturave të ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments