Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Enjte, 28 Mars 2024

Shqipëria Moti-E Enjte, 28 Mars 2024

Do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente; herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të Shqipërise. Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohëshme skajin veri-veriperëndimor.

Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vend. Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në vlerat minimale POR do të ulen ndjeshëm maksimalet duke u luhatur 3°C minimalja deri në 21°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments