Friday, November 22, 2024
HomeMJEDIS“Viajeros”: Shqipëria me shumëllojshmëri peizazhesh

“Viajeros”: Shqipëria me shumëllojshmëri peizazhesh

Jeni duke kërkuar për vendet më të mira për të vizituar në Shqipëri? Ky vend i Evropës Lindore ka një shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh duke përfshirë detin, malet, qytetet e trashëgimisë botërore dhe gastronominë e shijshme, shkruan Rebeca Serna në të përditshmen spanjolle “Viajeros”. Nëse jeni në kërkim të natyrës, trashëgimisë kulturore dhe vendeve autentike me çmime të përballueshme, Shqipëria është zgjedhja më e mirë! Ne ju rekomandojmë 14 vendet e mahnitshme për t’u vizituar në Shqipëri;

Destinacioni turistik më i njohur për t’u vizituar në Shqipëri. Një qytet i bukur i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, më pak se dy orë larg nga kryeqyteti. Berati është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ku kultura të ndryshme kanë lënë gjurmë. Edhe pse i mungojnë monumentet kryesore ai është një muze gjigant. Imazhi emblematik i qytetit na tregon një enigmë shtëpish të vogla prej guri, që nga bregu i lumit Osum, ngjiten të çrregullta deri në majën e shpatit të kurorëzuar nga kalaja e Beratit.

Qershia mbi tortë janë minaret e holla të xhamive, ezani i të cilave ndërthuret me rrëmujën e jetës së përditshme në qytet. Berati ndahet në tre lagje të dallueshme historike: lagjja e krishterë e Goricës, lagja myslimane e Mangalemit dhe lagjja e Kalasë, e vendosur në majë të kodrës ku ndodhet kalaja. Kanionet marramendëse të Osumit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments