Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMILehtësim i procedurave për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Lehtësim i procedurave për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Ministria e Financave ka publikuar për konsultim publik projektudhëzimin e ri “Për zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal”. Dokumenti sjell disa risi që kanë të bëjnë kryesisht me harmonizim me legjislacionin e brendshëm mbi tatimet direkte dhe konkretisht ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” miratuar në mars 2023, përditësimin me modelin e marrëveshjes së vendit tonë me modelet e fundit të OECD dhe OBK, si edhe harmonizimin me procedurat e parashikuara dhe detyrimet që lindin nga konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare ku Shqipëria është bërë palë. Udhëzimi i ri parashikon lehtësim të procedurave që duhet të zbatohen nga tatimpaguesit për zbatimin e marrëveshjeve për eliminimin e Tatimit të Dyfishtë, e cila synohet të realizohet nëpërmjet zëvendësimit të “Procedurës së Aplikimit” që zbatohet aktualisht dhe pritet miratimi nga DPT, me “Procedurën e Njoftimit të Administratës Tatimore”, pa pritur miratimin paraprak të Administratës Tatimore.

Për efekt kontrolli, aplikimet e tatimpaguesve në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve do i nënshtrohen në vijim procedurës së vlerësimit të riskut dhe do kontrollohen nga strukturat e auditimit të Drejtorive Rajonale. Parashikohet thjeshtim i dokumentacionit dhe formularëve që tatimpaguesi duhet të dorëzojë në Administratën Tatimore, me qëllim argumentimin e zbatimit të dispozitave të Marrëveshjeve. Zëvendësim i procedurës së dorëzimit manual të dokumentacionit me ngarkimin elektronik të tyre, me qëllim reduktimin e kostove dhe kohës së tatimpaguesit. Pasi t’i nënshtrohet procedurës së konsultimit publik, projektudhëzimi i ri, pritet të hyjë në fuqi, me t’u miratuar me urdhër të Ministrit të Financave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments