Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDISStanet e Murgës

Stanet e Murgës

Natyra është treguar bujare me Pukën, duke i dhënë bukuri magjepsëse në çdo skaj. ”Maja e Murgës”, 20 km nga Puka është kthyer në destinacionin më të ri turistik, duke tërhequr vëmendjen e shumë turistëve vendas e të huaj. Maja e Murgës është një ndër destinacionet turistike që ofron Puka. E ndodhur në 600 metra lartësi, Maja e Murgës ofron pamje mahnitëse.

Kjo hapësirë është tepër atraktive për të apasionuarit pas natyrës, malit, alpinizmit, lartësive, aventurës, etj. Ngjitja e kësaj maje nuk është shumë e vështirë dhe me të mbërritur në destinacion, ju do të shijoni liqenin e Komanit në një tjetër këndvështrim. Pamja mbresëlënëse e liqenit të Komanit nga maja e Murgës konfirmon që bukuritë shqiptare i ka pikturuar natyra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments