Miqësia mes dy nazi-fashistëve Musolini dhe Hitleri nuk ishte kurrë e natyrës personale, por vetëm një inskenim publik për qëllime politike, shkruan focus.it. Musolini dhe Hitleri u takuan personalisht vetëm 17 herë, nga të cilat 13 gjatë Luftës së Dytë Botërore, por të gjitha takimet e dy diktatorëve nazi-fashistë ishin vetëm të karakterit zyrtar. Në prill të vitit 1929, Adolf Hitleri, atëherë i vetmi lider i një partie të vogël bavareze të ekstremit të djathtë, i kërkoi Benito Musolinit, tashmë të vendosur përgjithmonë në Palazzo Venezia, një foto me një dedikim, por kërkesa u refuzua.
Duce ndjeu pak simpati për Hitlerin edhe pasi u takuan personalisht për herë të parë: ishte viti 1934 dhe Hitleri ishte tashmë Kancelar i Rajhut. Kur Hitleri kërcënoi se do të aneksonte Austrinë, Musolini e quajti atë ‘’të çmendur’’. Kështu, aneksimi u shty për disa vjet: në 1938. Dihet që të dy paten një fund tragjik duke shkaktuar miliona viktima të pafajshme.