Zëvendëspresidentja Kamala Harris hodhi poshtë pretendimin e Vladimir Putin se ”Ukraina ishte e përfshirë në sulmin e së premtes në Moskë”. Në një intervistë për ABC news, numri dy i Joe Biden tha qartë se “nuk ka asnjë provë që Kievi qëndronte pas sulmit”. “Ajo që ne dimë është se ISIS-K është përgjegjës për atë që ndodhi”, nënvizoi nënpresidentja Harris.
Harris: Putin gabon në pretendimet se Kievi qëndron pas sulmit në Moskë
RELATED ARTICLES