Këtë javë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, iu bashkua Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), për të mbjellë 1700 fidanë të pishës së zezë në Parkun Natyror të Munellës. Kjo përpjekje synon të mbrojë habitatin e Rrëqebullit Ballkanik, një specie emblematike e natyrës shqiptare. Zyra e BE në Tiranë ndau në rrjete sociale foto nga aksioni për mbjelljen e pemëve në Parkun Natyror të Munellës, teksa ftoi qytetarët të bëhen pjesë e aksioneve të mbjelljeve, duke kontribuar me fidanë, apo duke u përfshirë përgjatë procesit të mbjelljes. “Të vazhdojmë këtë nismë dhe të punojmë së bashku për të ruajtur trashëgiminë natyrore për brezat që do të vijnë”, është thirrja e Zyrës së BE-së në Tiranë.
1700 pisha të zeza mbillen në Parkun Natyror të Munellës
RELATED ARTICLES