“Terminal për Tiranën” është instalacioni artistik unik, i vendosur në hyrje të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nga artistja polake Karolina Halatek. “Terminal për Tiranën” është një ndër projektet fituese të thirrjes “Art në Hapësira Publike”, e cila synon përfshirjen e artit si pjesë integrale e komunitetit, duke i kthyer këto vepra në pika interesi turizmi kulturor. Vepra është kuruar nga Adela Demetja e Tirana Art Lab në bashkëpunim me arkitektët Elian Stefa dhe Dea Buza. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Blendi Gonxhja shkroi se, veprat e artit në hapësira publike janë tregues të rëndësishëm të zhvillimit ndërkulturor, duke i dhënë një dimension tërësisht të ri hapësirave ku instalohen. “MEKI do të vijojë të mbështesë projekte të tilla, si një mundësi për të sjellë artin dhe kulturën më pranë nesh”, shkroi ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja