Agjencia Kombëtare të Pyjeve dhe ADZM Korçë kanë mbjellë 21 ha me pishë të zezë dhe panjë mali, në një sipërfaqe të djegur në vitin 2008. Janë 50 bashkitë që i janë bashkuar iniciativës së mbjelljes së pemëve. Gati 2/3 e territorit të vendit janë pyje dhe kullota dhe 80% e tyre janë pronësi e bashkive. Viti i Pyjeve është shpallur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si një vit me fushata pyllëzimi, por edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët.