Pusteci, buzë liqenit të Prespës ofron pasuri të shumta kulturore, natyrore dhe arkeologjike për vizitorët vendas të huaj. Bashkia Pustec përbëhet nga 9 fshatra. Liqeni i Prespës së Madhe i jep kësaj zone një bukuri të veçantë. Prespa u ofron turistëve mundësi të shumta për ta eksploruar atë. Pusteci mund të vizitohet në rrugë tokësore ose me varkë. Ishulli i Maligradit, i njohur ndryshe si “ishulli i gjarprinjve”, është një ndër atraksionet më të veçanta ku mund të shkohet për 20 minuta me varkë, duke u nisur nga qendra e bashkisë ose nga fshati Pustec.
Duke vazhduar udhëtimin me varkë, në lindje të Maligradit, rreth 30 minuta larg ishullit, ndalesa tjetër është tek kisha eremite në shpellën e Shën Mëhillit. Njç tjetër atraksion është kisha e Shën Nikollës, ku mund të shkohet për 30 minuta me varkë duke u nisur nga kisha në shpellë e Shën Mëhillit ose nga moli i Pustecit. Brenda fshatit të Pustecit mund të vizitohet Kisha e Shën Mëhillit në qendër të fshatit, e cila daton prej 1754, por u rindërtua pas vitve ’90.