Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka nisur largimin e të gjitha shenjave serbe të komunikacionit në cirilike në veri, duke zëvendësuar me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës. “Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë në qirilicë, duke zëvendësuar me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës”, thuhet në njoftim. MMPHI thotë se do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave.
Në veri vendosen shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës
RELATED ARTICLES