Saturday, November 23, 2024
HomeMJEDISKroi i Selckës monument kulture i Lunxhërisë

Kroi i Selckës monument kulture i Lunxhërisë

“Çezma me kupolë” ose “Kroi i Selckës” ndodhet në fshatin Selckë dhe është monument kulture i kategorisë së parë. Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore sjell disa detaje në lidhje me këtë monument duke zgjuar interes të vizitorët që ndodhen në zonë. Kroi me kupolë i Selckës ndodhet në qendër të fshatit Selckë. Ky fshat konsiderohet i fundit në radhën e fshatrave të Lunxhërisë. Ekspertët e monumenteve e konsiderojnë si monument unikal. Si për nga tipologjia, edhe nga teknika e realizimit. Ai daton i shekullit të XVIII. Kohë kur zona ishte nën administrimin e Ali Pashë Tepelenës. Gryka e Selckës është shtegu i vetëm për të udhëtuar nga Lugina e Drinos në krahinat malore të Pogonit e Zagorisë. Kroi është shpallur monument i kategorisë së parë.

Fshati Selckë është pjesë e njësisë administrative Pogon të bashkisë Dropull. Historikisht njihet si fshati i Pandeli Sotirit, mësuesit të Shkollës së Parë Shqipe në Korçë. Kroi ka një volum kubik transparent me tre qemere anësore, i cili mbulohet me një kupolë sferike guri. Uji del në murin verior pas të cilit ndodhet rezervuari i grumbullimit të ujit nga burimi. Volumi që mbulon krojet (4,85 x 5 m) është punuar me mure me gurë gëlqeror pak a shumë të gdhendur. Kroi ka afër tij dhe një bend për mbledhjen e ujit dhe më pas për t’u përdorur në vaditje Kroi me kupolë është realizuar me material guri dhe lidhës llaç gëlqere por gjithashtu ka përdorimin e brezave të drurit të cilët vendosen në brendi të tij dhe lidhin faqen e jashtme me atë të brendshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments