Sipërfaqja e mbrojtur u shtri në 12.727 hektarë, që është gjithë sipërfaqja ujore, sipërfaqja bregore e lumit, bashkë me disa sipërfaqe të tjera tokësore të cilat së bashku me të tre degët e lumit Vjosë: lumi Drino, lumi Bënçë dhe lumi i Shushicës, bëjnë atë që quhet sot parku i parë në Evropë i një lumi të egër siç është lumi Vjosa. Lumi Vjosa, i gjatë 270 kilometra, rrjedh nga shpatet e mbuluara me pyje të maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë. Shkencëtarët thonë se ekosistemi i Vjosës është habitati për 1100 specie, 13 prej të cilave janë në rrezik të madh zhdukjeje. Vjosa gjithashtu ka vlerë ekologjike, kulturore dhe ekonomike për 60.000 shqiptarët që jetojnë në brigjet e saj.
Një vit nga shpallja e Vjosës Park Kombëtar
RELATED ARTICLES