Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe paraardhësi i tij Donald Trump kanë kaluar të dy pragun e delegatëve për të arritur nominimet e partive të tyre për zgjedhjet në nëntor, sipas BBC. Katër shtetet amerikane zhvilluan dje zgjedhjet e tyre paraprake. Emërimet do të zyrtarizohen në konventat e partisë këtë verë. Presidenti 81-vjeçar tha dje në mbrëmje se ai ishte “i nderuar” që votuesit kishin mbështetur kandidaturën e tij në një moment kur kërcënimi që paraqet Trump është më i madh se kurrë. Duke përmendur tendencat pozitive ekonomike, Biden tha se SHBA-ja ishte “në mes të një rikthimi”, por është përballur me sfida për të ardhmen e saj si demokraci, si dhe nga ata që kërkojnë të kalojnë kufizimet e abortit dhe të shkurtojnë programet sociale. “Unë besoj se populli amerikan do të na zgjedhë neve, që të vazhdojmë rrugën drejt së ardhmes”, tha Biden në një deklaratë. Pozicioni i Biden si president i dha atij avantazhin për të mos u përballur me rivalë seriozë në Partine Demokratike. Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme nga votuesit se mosha e tij i kufizon aftësitë për të kryer detyrat e presidencës, organi i partisë u mblodh rreth tij. Ndërkohë, Trump, 77 vjeç, mbetet shumë i popullarizuar me bazën e votuesve republikanë, gjë që e ka nxitur atë drejt fitores në zgjedhjet paraprake. Fushata e tij për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë ka rezultuar me ligje më të rrepta të migracionit, duke përfshirë një zotim për të “vulosur kufirin” dhe zbatimin e dëbimeve “rekord”. Trump është zotuar gjithashtu të luftojë krimin, të rrisë prodhimin vendas të energjisë, të tatojë importet e huaja, t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të rifillojë një qasje “Amerika e para” ndaj çështjeve globale.
Biden dhe Trump zyrtarisht në garën presidenciale
RELATED ARTICLES