Restaurohet ikona “Krishtikryejerak mbi Fron” e Johan Çetirit

0
2

Një tjetër vepër arti ka marr dritë në laboratorin e restaurimit në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimsië Kulturore Berat. DRTK Berat njoftoi se pas një pune të gjatë me durim e pasion nga mjeshtrat e restaurimit ka përfunduar ndërhyrja në ikonën “Krishtikryejerak mbi Fron” me autor Gjergj Johan Çetiri. Ikona është marrë nga kisha e Shën Thanasit në fshatin Karavasta të rrethit të Lushnjes. Ndërhyrjet e kryera mbi ikonë konsistojnë në konsolidimin e grundit dhe pelikulit, dezinfektimin e ikonës, pastrimin e vernikut të degraduar dhe vendosjen e vernikut për mbrojtjen e pikturës. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore është në fokus të punës së përditshme në laboratorin e restaurimit të veprave të artit të Drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore të Beratit.