Riparohen defektet nga moti i keq, OSHEE redukton me 93% numrin e fiderave të stakuar

0
0

Prej më shumë se 10 orësh ekipet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) janë duke punuar në kushte jo të favorshme të motit, për riparimin e defekteve në linjat elektrike. OSHEE njofton se, “në zbatim të masave të sigurimit teknik (kushte të favorshme pune), me qetësimin e motit, ndërhymë në rrjetin elektrik të dëmtuar, duke reduktuar me 93% numrin e fiderave të stakuar”. Sipas OSHEE-së, puna do të vijojë deri kur abonenti i fundit të marrë shërbimin e nevojshëm të furnizimit me energji elektrike.